U arrestua për trukime, FSHF pezullon Armir Grimën

24.09.2018 22:20:10

Pas vendimit për lënien në burg të trajnerit të Kombëtares së Femrave, Armir Grima, institucioni i futbollit shqiptar ka vendosur pezullimin e përkohshëm të shkodranit nga të gjitha funksionet deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Armir Grima ishte mes personave të arrestuar pak ditë më parë në Shkodër dhe sipas prokurorisë dyshohet për trukim ndeshjesh. FSHF bën të ditur se Grima do të jetë i pezulluar deri sa të vendoset drejtësia për të.

Ditën e shtunën policia finalizoi me sukses operacionin, duke vënë në pranga 11 persona, të dyshuar për disa vepra kriminale, ndërsa mes tyre doli edhe emri i trajnerit të kombëtares së Femrave, Armir Grima.

Ai dyshohet se është përfshirë në trukimin e ndeshjes së Kategorisë së Parë mes Vllaznisë B dhe skuadrës së Tërbunit të Pukës.