U dënua me 18 vite burgim prifti pedofil që më parë ishte strehuar në Kosovë

24.12.2017 11:52:31
Një prift që u dënua me 18 vjet burg për pedofili nga gjykata, dikur kishte gjetur strehim në Kosovë pa u penguar nga askush.

Ai u shpall fajtor se në një shkollë në Londër në vitet e ’70-ta dhe ’80-ta kishte abuzuar me djem.

Prifti kishte ikur nga Anglia për në Kosovë me një shumë hiq më pak se 182 mijë funte, raporton Kaplanherald, transmeton lajmi.net.

Prifti që u dënua për pedofili u akuzua në 19 pika në mes tyre në 10 pika për sulme seksuale ndaj ish-nxënësve të tij.