U fal ushqim të pastrehëve, shqiptari habit Gjermaninë (Foto)

04.03.2018 12:24:39

Dyqani i tyre është i vogël, por zemra e tyre shumë më e madhe. Pronarët e “Ceeser-së”, një piceri në Berlin-Steglitz ofron në këtë dimër të ftohtë pica falas dhe çaj të ngrohtë për të pastrehët në këtë zonë.

“Këta janë heronj të vërtetë të lindjes së Berlinit!”, këto janë fjalët e ngrohta me të cilat Bild.de përshkruan veprën bamirëse të një familje shqiptarësh, që zotërojnë një piceri në Berlin.

Sipas gazetës së njohur gjermane me dyqanin e tij 31-vjeçari Albion Visoka thjesht dëshiron të bëjë diçka të mirë, duke ndihmuar më të pamundurit.

“Njerëzit kanë nevojë për ndihmën tonë në këto temperatura, dhe shpresoj se mund të motivoj shumë të tjerë të bëjnë si unë”, thotë ai.

I riu u arratis nga Kosova me familjen e tij në 1997 drejt Gjermanisë. Babai i tij, Nasko Visoka (60), është krijuesi i pasionuar i picerisë “Ceeser’s”, ku familja përbën një ekip profesionistësh të s’provuar me jetën.

Për dy vjet, ata kanë furnizuar njerëzit e pastrehë me ushqim falas gjatë dimrit.

Albioni thotë: “Kryesisht i përbuzin, ndërsa unë kërkoj që t’i ndihmojë dhe me postimin në Facebook, e kam më të lehtë të arrij shumë më tepër njerëz.”

Ai shkroi një javë më parë: “Ne, të ‘Ceeser-së’, për fat të keq, nuk mund të sigurojë strehim të ngrohtë, por ne duam t’iu japim të gjithë të pastrehëve nga një filxhan të ngrohtë me çaj në shenjë mbështetëse”.

“Që nga postimi kemi disa telefonata në ditë”, thotë ai për Bild.

Prej asaj dite Ceeser’s ka bërë deri në dhjetë Berlinezë që jetojnë në rrugë të lumtur çdo ditë. Njëri prej tyre është Sven.

Ai ulet i mbështjellë në çantën e tij të gjumit në një stol të parkut duke dëgjuar muzikë nga radioja e tij e vogël. Sytë e tij shkëlqejnë kur dëgjon Albionin të thotë: “Hej miku im, a dëshironi një pizza?”. Sven falënderon me një buzëqeshje.