U frigësuan të ballafaqohën në debat TV më Albin Kurtin ?!

25.09.2019 09:36:34

Nga Binak Maxharraj

(Është e quditëshme dhe e papranueshme mos shkuarja e Vjosa Osmanit në këtë debat)

Një verifikim i mire i të gjithë kandidatëve qe synojnë postin e kryeministrit është edhe debate,përkatesishtë ballafaqimi public në TV.Debatet dhe ballafaqimet publike sy me sy me njeri tjetrin janë praktikë në Amerikë,ku te gjithe kandidatët shpalisin programet dhe synimet e tyre hapatas para publikut.Në këtë menyrë publiku me së miri i vrenë programet,synimet dhe aftësitë e tyre përsonale për ta drejtuar shtetin.

Kjo mënyrë e debatimit public midis kanditatëve u tentu sot te organizohet edhe në Kosovë më nisjativën e Kongresit të Dytë Kombëtar të të rinjeve për ti shpalos idet,programet dhe synimet e kandidateve që me së shumëti u interesojnë të rinjeve.

Debatimi dhe ballafaqimi publikë midis kandidatëve për kryeministër është shumë I rëndesishëm,bile një debat dhe ballafaqim I tillë do ta kishte peshën me te madhe se sa nja dhjete tubime te mbajtuara rrugicave,oda salla te ndryshme ne te cilat ata veç flasin,rrejnë premtojnë pa kurrfare mbulese.
Debatin dhe ballafaqimin public të kandidateve për kryeministër do të udhëheqëte gazetarja shpatë me dy teha Jeta Xharra.Por debate nuk ndodhi i plotë, por vetem pjesërishtë.

Pse nuk ndodhi debate dhe ballafaqimi i plotë, a mos u fregësuar, nga kush?!

Sepse ne debatë nuk shkuan të vegjelit Ramush Harajdinaj,Kadri Veseli dhe Fatmirë Limajkandidat për kryeministër të përballën më te madhin Albin Kurtin.
Këta nuk shkuan,apo e refuzuan debatin,pra ballafaqimin public midis tyre, sepse nuk janë të afët të përballën me forcën e argumenteve në debat nga së nuk janë të dijshëm,por edhe nuk kanë programe dhe ide te çarta të shpalosin para publikut.Këta janë mësuar të gjuajnë fjalë vetem pas shpine,duke premtuar,duke mashtruar popullin së unë jamë ai qe do ta nxjerrë Kosovën nga lloqi ne te cilin e kanë futë vetë,sespe tanime është pa puna e tyre qe këta kandidat punojnë vetem për vehte e jo për shtet.

Këtu i ka rrenjet edhe ikaj e tyre nga debati, nga ballafaqimi sy me sy midis tyre,sepse nuk kanë së çka ti ofrojnë popullit,pos qe të rrejnë dhe mashtrojnë perseri si herave tjera për të vazhdu avazin e vjetër te tyre ne keqpërdorime dhe keqtrajtimin e shtetit.

Por ,pos kësaj Ramush Hrajdinaj,Kadri Veseli dhe Fatmirë Limaj nuk e paten guximin te ballafaqohën me Albin Kurtin e patrembur,nga se nuk kanë dije dhe peshë te ballafaqohën me njeriun e pakorruptuar,më njeriun e pa kompromiseve,me njeriun qe lufton për shtetin e vetë dhe jo për nxjerrjën e tij nepër pazare te botës.

Po pse deshtoi Vjosa Osmani?!

Por,krahas tyre është shumë e quditëshme se pse këtij debate dhe ballafaqimi I iku edhe kandidatje e LDK Vjosa Osmani.Më këtë sjellje Vjosa e ka befasuar shumë kendë,dhe kjo mosshkuarje ne debat është një mangësi e sajë gjatë kësaj fushate,apo e konsideron vehten aq te zonjën sa qe i ka nenëqmuar ballafaqimin me kandidatët tjer në këtë debat,apo ka pas frugë nga vegësat e partisë së sajë.Por sidoqoftë Vjosa Osmani është dashtë qe te ballafaqohet me argument e kundërragumente në këtë debat,e jot e gjuhën me shiza nga kendet e ndryshme të fushatës me kandidatet tjerë,e posaçerishtë më Albin Kurrtin.Arësyetimi i sajë se gjoja paska pas agjendë te ngjeshur nuk është me vendë,sepse me i rendesishëm për te dhe publikun është ballafaqimi sy me sy me kundërkandidatet se mbajtja e ndonjë tubimi tjeter,sepse publiku me shumë i çmonë debatet e tilla sy me sy se fjalimet nëpër rrugl dhe rrugica te Kosovës.