U gjet i mbytur në banesë, zbulohen të tjera detaje për shqiptarin që humbi jetën në Itali

23.06.2018 10:41:07

Një ditë më parë një shqiptar u gjet i pajetë në banesën e tij në Romë.
Mediat italiane zbulojnë të tjera detaje në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.

Mësohet se ai u gjet i mbytur në banesë, ndërkohë që gjithçka tjetër ka qenë e sistemuar, gjë që hedh dyshime nëse ka qenë një vrasje apo vetëvrasje.

Policia italiane dyshon për një mbytje që mund t’i jetë shkaktuar shqiptarit, pasi në qafën e tij janë dalluar shenja.

33 vjeçari emri i të cilit nuk bëhet i ditur ishte shofer kamioni.

Miqtë e këtij të fundit pasi nuk po arrinin të lidheshin në telefon lajmëruan policinë.

Ndërsa sipas fqinjëve ai ishte njeri që nuk shihje shpesh në lagje pasi për shkak të punës ishte gjithmonë në lëvizje.