Muhamet Hamiti: U harruan njohjet e Republikës se Kosovës

23.09.2018 23:08:18

Profesori i Universitetit të Prishtinës dhe ish këshilltari i Presidentit Rugova, Muhamet Hamiti në një postim në facebook shkruan se  prej 2008-it, angazhimi për njohje të Republikës së Kosovës ka qënë në qënder të vemendjes.

E sidomos buje e madhe bëhej në shtator në vigjilie të shkuarjes së delegacionit tonë në Nju-Jork për javën e Sesionit vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-s.Dhe ka kohë qe udheheqesit tonë nuk flasin përasnjë njohje, e presim njohje nga Serbia.

Postimi  i plotë në facebook  nga Muhamet Hamiti është

Në qendër të politikës së jashtme të Kosovës – por edhe të miqve tanë, përkrahësve të mëdhenj të pavarësisë sonë – ka qenë me vite, prej 2008-it, angazhimi për njohje të Republikës së Kosovës.

Bujë e madhe bëhej për këtë çdo vit në shtator, në vigjilie të shkuarjes së delegacionit tonë në Nju-Jork për javën e Sesionit vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-s. S’i ka dëgjuar kush udhëheqësit tanë të flasin për këtë kohët e fundit. As këto ditë. E presim njohjen prej Serbisë, do të thotë dikush.