U jep ryshfet policisë, arrestohet serbi në Han te Elezit

20.05.2017 12:01:17
Në Han te Elezit është arrestuar një shtetas i Serbisë gjatë ditës së djeshme.

“Një i dyshuar mashkull Serb shtetas i Serbisë drejtues i një automjeti transportues u kishte ofruar zyrtarëve policor 10 euro para ryshfet me pretekst se donte ti qeraste me nga një kafe”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës në Raportin ditorë.

Tutje në Raport thuhet se, Zyrtaret policor kanë vepruar ndaj tij duke e ndaluar dhe pastaj me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Rasti është hapur si ‘dhënie e ryshfetit’.