U lansua Udhëzuesi për Politikën Ndëshkimore në Kosovë

02.03.2018 14:40:32

Sot është lansuar Udhëzuesi për Politikën Ndëshkimore në Kosovë  me që rast Enver Peci, kryetar i Gjykatë Supreme tha se në mjaft raste konstatohen vendime të dobëta.

“Kjo gjë edhe kjo qon në rigjykime të njëjtës çështje. Një ndër problemet që ballafaqohet sistemi gjyqësor është politika ndëshkimore.   Synimi kryesorë i këtij udhëzuesi është të jetë lehtësues për marrjen e vendimeve.”, tha ai.

Në anën tjetër ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri përgëzoi Gjykatën Supreme për lanësimin e këtij udhëzuesi.

“Parakusht mbi sundimin e ligjit është luftimi i krimit. Kësaj çështje i kam dhënë prioritet si në fillim. Gjykatat kanë barrën kryesore në vendimet kundër krimit të organizuar. Gjatë 17 viteve është punuar në krijimin e një gjyqësori të pavarur”, tha ai.