U ofron policëve ryshfet 20 euro për të mos pritur në kolonë, arrestohet

07.08.2016 15:31:54

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Muqibabë është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, shtetas i Serbisë, pasi i njëjti u kishte ofruar ryshfet 20 € zyrtarëve policor, me qëllim që të mos qëndronte në kolonë për pritje të automjeteve.

Në njoftim të Policisë thuhet se me urdhër të prokurorit nga i dyshuari është konfiskuar dokumenti i udhëtimit, vetura me të cilën ishte duke udhëtuar i dyshuari si dhe në cilësi të provës materiale është konfiskuar kartëmonedha të cilën i dyshuari u kishte ofruar zyrtarëve policor.Më tej, bëhet e ditur se i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.