U promovua Strategjia dhe Plani i Veprimit për Zvogëlim të Rrezikut nga Fatkeqësitë

27.02.2017 12:21:12

Agjencia e Menaxhimittë Emergjencave e Ministrisë së Punëve të Brendshme, promovoiStrategjinë dhe Planin e Veprimit 2016 – 2020, për Zvogëlim të Rrezikut nga Fatkeqësitë.

Me këtë rast, ministri i Punëve të Brendshme, z. Skender Hyseni tha se kjo Strategji përmbledhë për herë të parë në një dokument të gjitha fushat të cilat lidhen me zvogëlimin e rrezikut nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësive tjera.

“Strategjia për Zvogëlim të Rrezikut nga Fatkeqësitë,është hartuar në harmoni me standardet dhe politikat e Bashkimit Evropian dhe Programit të Kombeve të Bashkuara për Zvogëlimin e Rreziqeve nga Fatkeqësitë dhe Ngrohjen Globale. Në këtë drejtim, Strategjia synon të forcojë edhe më tutje bashkëpunimin rajonal dhe ndërkombëtar”, tha ministri Hyseni.

Ministri Hyseni siguroi mbështetje dhe përkrahje në zbatimin e kësaj Strategjie dhe inkurajoi edhe udhëheqësit tjerë të lartë të ofrojnë përkrahje të qëndrueshme duke qenë se zvogëlimi i rrezikut nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësive tjera ndikon drejtpërdrejtë në qëndrueshmërinë ekonomike, sociale si dhe  forcimin rendit dhe sigurisë publike.

Në fund ministri Hyseni vuri në dukje se Strategjia për Zvogëlimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë fokusohet në përmbushjen e katër objektivave strategjike:

  1. Integrimi i Zvogëlimit të Rrezikut në politika dhe plane zhvillimore, si dhe mbikëqyrja;
  2. Fuqizimi i kapaciteteve për menaxhimin e rreziqeve nga Fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera;
  3. Krijimi i komuniteteve të sigurta dhe të qëndrueshme nga fatkeqësitë;
  4. Vetëdijësimi dhe nxitja e institucioneve dhe subjekteve për rreziqet nga Fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera.

Në këtë konferencë folën edhe znj. Valbona Bogujevci, koordinatore programit të UNDP-së në Kosovë dhe z. WillyEyer, përfaqësues nga Platforma Kombëtare për Rreziqe Natyrore(PLANAT).

Si pjesë përbërëse e Programit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes për Stabilizim Asocim, si dhe Planit Vjetor të Dokumenteve Strategjike për vitin 2016, kjo Strategji ka për qëllim zvogëlimin e rreziqeve ekzistuese dhe parandalimin e rreziqeve të reja, fuqizimin e qëndrueshmërisë, duke përfshirë përgjegjësinë primare të shtetit për të parandaluar dhe zvogëluar rrezikun nga fatkeqësitë, angazhimin e tërë shoqërisë dhe institucioneve shtetërore.