U raportua se u vra, por siguria ukrainase kishte falsifikuar vdekjen e gazetarit rus

30.05.2018 17:19:57
Gazetari rus, Arkady Babchenko, i cili u raportua të shtunën si i vrarë në Ukrainë, është shfaqur në një konferencë shtypi i gjallë.
Vasily Gritsak, kreu i Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës, tha në konferencë shtypi sot se agjencia e ka falsifikuar vdekjen e tij, për të kapur ata që po përpiqeshin ta vrisnin, transmeton lajmi.net

Kiev dhe policia kombëtare thanë se Babchenko, një kritik i fortë i Kremlinit, u qëllua shumë herë në shpinë në ndërtesën ku po banonte.

Ai u paraqit në konferencë të mërkurën dhe falënderoi të gjithë që po vajtonin për vdekjen e tij.

Babchenko, 41 vjeç, një nga reporterët më të njohur të luftës së Rusisë, foli dhe shkroi një vit për largimin nga vendi për shkak të kërcënimeve të përsëritura që ai dhe familja e tij do të dëmtohen.