U raportua si hero, por kjo është e vërteta e shoferit polak nga sulmi me kamion në Berlin! (Foto/Video)

28.12.2016 10:30:26

Shoferi polak, Lukasz Urban u qëllua në kokë disa orë para se Anis Amri të “lundronte” mbi njerëzit me kamion, thonë mediat gjermane pas ekzaminimit të kufomës.

Dymbëdhjetë persona, duke përfshirë polakun Urban, humbën jetën në atë natë në tregun e Krishtlindjeve në Berlin, më 19 dhjetor.

Urban u përshëndet si një hero, përcjell syri.net, pasi u raportua se ai kishte penguar vdekje të tjera duke i bërë rezistencë “xhihadistit”.

Por mjekët kanë përjashtuar se ai ishte i vetëdijshëm në momentin e sulmit makabër, thotë gazeta Bild.

Kjo është foto e tij e fundit, pak çaste para se të vritej.