U realizua skenari për intervenim dhe mbrojtje nga rrezatimi dhe nga armët bërthamore

05.10.2016 18:36:56

Zëvendësminstri i Punëve të Brendshme, njëherësh kordinator për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, valdet Hoxha bashkë me kryeshefin ekzekutiv të Agjensisë së Kosovës për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguria Bërthamore, Besim Mezelxhiu kanë realizuar skenarin praktik të intervenimit nga autoritetet e MIK-ut. Sipas postimit të z. Hoxha në facebook, ky skenar “është realizuar me qëllim për të përmirësuar aftësinë e anëtarëve të personelit të Policisë Kufitare (PK) dhe Doganave të Kosovës (DK) për të skanuar persona dhe mjete të transportit për materiale radioaktive që janë jashtë kontrollit rregullator, në përpjekje për të parandaluar kontrabandimin dhe trafikimin e këtyre mallrave.”

Ky është postimi i plotë i z. Hoxha:

“Pas nënshkrimit të Udhëzuesit për Procedurat Standarde të Operimit Për Zbulimin dhe Trajtimin Radiologjik nga unë si Zv. Ministër i Punëve të Brendshme në cilësinë e Kordinatorit Nacional për Menaxhimin e Integruar të Kufirit (MIK), dhe nga Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë së Kosovës për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguria Bërthamore z. Beqir Mezelxhiu, sot në Pikën e Kalimit Kufitar në Han të Elezit u realizua edhe skenari praktik i intervenimit nga autoritetet e MIK-ut.

Skenari i realizuar sot në PKK Hani i Elezit nga autoritetet e MIK-ut, argumenton rëndësinë e aktit të nënshkrimit të këtij udhëzuesi dhe dokumenton procesin hap-pas-hapi që zyrtarët e autoriteteve të MIK-ut, do të përdorin për të zbuluar të gjitha materialet radioaktive që kalojnë përmes pikës kufitare.

Ky ushtrim praktik sot, është realizuar me qëllim për të përmirësuar aftësinë e anëtarëve të personelit të Policisë Kufitare (PK) dhe Doganave të Kosovës (DK) për të skanuar persona dhe mjete të transportit për materiale radioaktive që janë jashtë kontrollit rregullator, në përpjekje për të parandaluar kontrabandimin dhe trafikimin e këtyre mallrave.

Falenderim dhe mirënjohje të veqant për ndihmën dhe mbështetjen e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës përmes programit për sigurinë kufitare (EXBS), në hartimin këtij dokumenti me rëndësi vitale për sigurinë e vendit.”

14612503_788958427911270_1694088069689646512_o