U rrahën me sëpata për mal në Rugovë, gjendet i vdekur 49 vjeçari

28.04.2019 17:58:17

M.N. 49 vjeçar është gjetur pa shenja jete në fshatin Reka e Allages në Rugovë.

Viktimës dyshohet se i kanë shkaktuar lëndime vdekjeprurëse me sëpatë tre familjarë të tij gjatë ditës së premte kur janë përleshur për mal.

Tre personat e dyshuar janë arrestuar nga policia dhe ndaj tyre po kërkohet paraburgim, ndërsa burri 49 vjeçar deri para pak çastesh ka qenë në kërkim të policisë.

Madje për vendndodhjen e tij është angazhuar edhe FSK-ja.

Por, i njëjti sapo është gjetur nga njësitet policore të Kosovës, raporton Express.

“Është gjetur nga njësitet policor trupi i pajetë i viktimës në fshatin Reka e Allages në Rugovë. Rasti ka kaluar në kompetencë të Krimeve të Rënda, prokurori i shtetit ka dalë në vend të ngjarjes”, ka konfirmuar zëdhënësi i prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.