U rrëzua me mbi 300 km në orë, aksident i frikshëm për pilotin e Ducatit (Video

01.06.2018 19:27:44

Aksident i frikshëm i Michele Pirros, gjatë sesionit të dytë të provave të lira në Çmimin e Madh të Italisë. Piloti i Ducatit (si wild card) përfundoi në pistën e Mugellos pas kthesës së parë, duke fluturuar në ajër pasi humbi kontrollin e motorit.

Pirro qëndroi rreth 1 minutë në pistë pa ndjenja, më pas u dërgua me ambulancë në spital, por më pas erdhi lajmi i mirë që piloti i Ducatit është përmendur dhe nuk ka rrezik për jetën.

Pamjet e aksidentit në fakt janë të frikshme, edhe dëmtimet fizike janë të shumta, por mrekullisht pa pasojë për jetën.