U shënua 27 vjetori i Lidhjes Demokratike të Kosovës

23.12.2016 16:14:11

Lidhja Demokratike e Kosovës sot shënoi 27 vjetorin e themelimit, puna dhe angazhimi për më shumë se dy dekada për shtet-ndërtimin e Kosovës u tregua jo e lehtë dhe me shumë sfida, pavarësisht kësaj edhe pas 27 viteve, LDK vazhdon suksesshëm misionin e saj në konsolidimin e demokracisë brenda vendit, si dhe promovimin e shtetit në arenën ndërkombëtare.

Në fjalimin e tij kryetari i LDK-së njëherit kryeministri i Republikës së Kosovës falenderoi të gjithë aktivistët që e themeluan dhe punuan për Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe u zotua se do ta vazhdojë rrugën dhe vizionin e Presidelntit historik Dr.Ibrahim Rugova .