U shqiptohet dënimi “vrasësve të Nemtsovit”

13.07.2017 12:07:41
Një gjykatë në Rusi dënoi pesë veta të shpallur fajtorë për vrasjen e politikanit opozitar, Boris Nemtsov.

Zaur Dadayev, fajtor për të shtënat fatale mbi Nemtsovin, u dënua me 20 vjet burgim.

Katër të tjerët: Anzor Gubashev, Shadid Gubashev, Temirlan Eskerkhanov dhe Khamzat Bakhayev u dënuan me burgim nga 11 deri në 19 vjet.

Të pesë të dënuarit janë nga rajoni rus i Çeçenisë. Ata i kanë mohuar të gjitha akuzat. Personi i gjashtë, Ruslan Mukhudinov, është akuzuar në mungesë për organizim të vrasjes.

Nemtsov, kritik i zëshëm i presidentit rus, Vladimir Putin, është qëlluar për vdekje më 27 shkurt të vitit 2015, pranë ndërtesës së Kremlinit në Moskë.

Të afërmit dhe ish-bashkëpunëtorët e Nemtsovit besojnë se vrasja e tij është urdhëruar nga nivele më të larta.