U siguruan kontrolle falas në Shkup për personat që kanë problem me sytë

18.10.2016 12:54:36

Me rastin e “Ditës së shkopit të bardhë”, një ekip i oftalmologëve të spitalit ”Sistina Oftalmologija” bashkë
me anëtarët e Lions – Shkup sot, nga ora 11 deri në ora 15, ishin të pranishëm në ”Skopje City Mall” në Shkup, ku bënë matje në sy me anë të refraktometrave automatikë dhe iu përgjigjen pyetjeve të qytetarëve.

Shumica e tyre tani më ishin të informuar për vlerën e kontrolleve parandaluese, por e shfrytëzuan mundësinë për t’u konsultuar me mjekët e Oftalmologjisë Sistina.

Ky spital me renome edhe më tutje do të vazhdojë t’i përkrahë aktivitetet humanitare në pjesën e shëndetit të syve të Lions.