UÇK-ja nuk ishte as në tokë e as në qiell

24.03.2019 21:23:48

Me rastin e 20 vjetorit të bombardimeve të NATO-s, ditës më të paharrueshme të historisë së Kosovës.

Kur datat historike keqpërdoren nga ”paria” e vendit për marketing politik.

Përkitazi me një shkrim (dhe) me rastin e 20 vjetorit të bombardimeve të NATO-s, 24 Mars 1999 e të publikuar në shumë portale me titull ”simbolik”, si:

Thaçi: UÇK në tokë e NATO në ajër kapitulluan Millosheviqin”, apo ”Kryetari Thaçi thotë UÇK-ja nga toka e NATO nga ajri e detyruan kapitullimin e regjimit të Millosheviqit”, dat. 23/03/2019 etj.

Ku më gjeti mua 24 Marsi i vititi 1999?

Jetoja e punoja si mësues, me orar jo të plotë në Falkenberg e në Halmstad, kryeqytet i krahinës së Halland-it. Në Halmstad kisha ardhur në korrik të vitit 1996, nga Mönsterå-si ku kisha jetuar 3 vjet, qytet në ”Kalmar Län”. Banoja me një lagje, Vallås, që ishte afër lumit Nissan, një nga katër lumenjët më të mëdhenjë të krahinës së Halland-it (Viskan, Ätran, Nissan dhe Lagan).

Ditën e mërkurë, më 24 Mars 1999, që ishte edhe dita më e gëzueshme në jetën time, sepse Forcat e NATO-s, filluan luftën nga ajri kundër Serbisë, punoja në shkollën Östergårdsskolan, si mësues (Special lärare). Bashkë me mua, punonin edhe dy mësues/e të tjerë shqiptarë, Nazmiu e Vlora. Të tretë ishim tepër të gëzuar ditën e mërkuere, më 24 Mars 1999.

Në mëngjesin e së mërkuerës, para se të nisesha për në punë, shikova lajmet. Atë mëngjes, programet TV-1 e TV-4, ndër programet më të shikuara suedeze, i kishin ndërprerë programet e rregullta dhe përsëristshin pa ndërprerë se NATO pritet të bombardoj caqet serbe ku ishin forcat usharake e policore serbe.

U nguta për në shkollë ku kisha dy orët e para mësim por nuk dëshiroja të punoja atë ditë dhe menjëherë, nga dëshira që ti shoh avionët e NATO-s që niseshin nga Avianoja e Italisë, bazë e NATO-s, shkova te Anders Adolfsson, bitr rektor dhe iu luta që të më liroj nga puna, pasi që NATO-ja fillon bombardimet në ish Jugosllavinë, Unionioni Serbi- Mali i Zi.

Ai vetëm qeshi dhe më tha: -Shko Sinan por orët i zëvendëson një ditë tjetër!

Javier Solana, ish Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, politikan spanjoll, ia kishte dhënë fjalën gjeneralit të NATO-s, Wesley Clark.

Wesley Clark, (ka lindur më 23 dhjetor 1944) ishte gjeneral i forcave të armatosura të SHBA-së. Clark, bëri ate që duhej bërë për Kosovën, i filloi bombardimet mbi Serbinë dhe nuk i ndali deri më 10 Qershor 1999. Wesley Clark u bë i njohur dhe i paharrueshëm, për shqiptarët, sikurse Bill Clinton eTony Blair ndër miqt më të dashur atherë, sot e mot.

Clark ishte emërua Komandant Suprem i Forcave të Bashkuara të NATO-s për Evropën më 11 korrik 1997.

Wesley Clark ka thënë për luftën në Kosovë se: “Keto ishin bombardime politike ndaj Serbise, sepse si gjeneral ushtarak, ju garantoj, se ndryshe, lufta në Kosovë do të kishte mbaruar për katër ditë” (Marrë nga disa portale dhe nga Wikipendia)

Ndërsa vitin e kaluar, Wesli Clark tha i dëshpruar: ”NATO, dje nuk e bombardoi e as nuk e cliroi Kosovën për ta ndarë sot!” 6 shtator, 2018 (Presheva Jonë).

Në shkollë ishim vetëm tre shqiptarë/e që punonim si mësues: Nazmiu, Vlora dhe unë. U afruam dhe u përshëndetem e mendjen e kishim në Kosovë, pastaj, unë shkova te zv .drejtori i shkollës dhe kërkova nga ai që të më liroj nga puna. Arsyen ia tregova, me lot në sy, që ishin lot gëzimi.

Po ti Hashim Thaçi, ku ishe?

Mua më ra në sy një shkrim që gjoja Hashimi paska thënë “Kryetari Thaçi thotë UÇK-ja nga toka e NATO nga në ajëri e detyruan kapitullimin e regjimit të Millosheviqit” 23/03/2019.

Hashim, ti dhe UÇK-ja ”jote” nuk ishit as në tokë e as në qiell.

Edhe pakëz, por tash për kryetarin tjetër, ate të Qeverisë së Kosovës, që një lkp-ist e paska shprëndarë një shkrim të marrë nga një gazetë gjermane, me titull. ”Der Spiegel: Po të mos ishte Haradinaj me shokë, ndoshta nuk do të ekzistonte Republika e Kosovës”, 23/03/2019

Or ”zotëri”, ju kryetarë e ju të tjerë, argatë të Hashimit e të Ramushit, po mos të ishte SHBA-ja, Britania e Madhe, Gjermania … dhe NATO-ja, Kosova, pa ”Republikë” nuk do të ekzistonte sepse ”Republikën” ia keni hequr vetë, ju kryetarë, nga FAK (Forcat e Armatosura të Kosovës) në vend të FARK (Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës).

Ndërsa Gucati një tjetë figurë me ”rëndësi”, tregon: ”… se kur nisi bombardimet NATO-ja, UÇK-së po i mbaronte municioni”

Derisa Hashimi nuk tregon se ku ishte, Gucatit ”i kujtohet mirë”: “Më 24 mars isha në fshatin Bajincë, komuna e Drenasit, ka qenë diku rreth orës 20:00 kur filloi bombardimi i parë. Jo vetëm unë, ne ushtarët, por të gjithë qytetarët e Kosovës e kemi pritur me padurim intervenimin e NATO-s. Ishte lajm i gëzueshëm sepse çdo gjë ishte në harxhim e sipër, municionet, ushqimet, kishte shumë të lënduar, të plagosur. Vetëm dy ditë pas bombardimeve të NATO-s ne kemi dërguar diku rreth 46 shokë në Berishë. Forcat militare serbe bënë masakra të mëdha. Por megjithatë, ndërhyrja e NATO-s ishte gëzim shumë i madh. Në emër timin dhe të gjithë veteranëve, e falënderoj edhe njëherë NATO-n, SHBA-në dhe Bashkësinë Evropiane që ndërhynë në Kosovë dhe që ishte një luftë shumë e drejtë”

Askush nga ”krerët e ish UÇK-së nuk treguan ndonjë heroizëm” duke përfshirë edhe Hashimin, në ndonjë betejë, deri kur hyri NATO-ja, përpos masakrave serbe mbi shqiptarët, e pra ku ishte UÇK-ja?

Ku ishin Hashimi, Jakupi, Fatmiri e ish ”Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së”?

Ai (Hashim Thaçi) tha se ”UÇK-ja në tokë dhe NATO-ja në ajër, në luftën e përbashkët për paqe, e detyruan kapitullimin e regjimit të Millosheviqit”.

O Zot, ja jepi, ja merrja met Hashimit!

Hashim, askush nuk të beson ty e as pallavrave tua, UÇK-ja që ju thirreni, përbeheni e përqyrreni, nuk ishte as në tokë e as në qiell.

Pamjet e televizioneve më të njohura të botës nuk paraqisnin luftën e UÇK-së e as ty e të tjerët por vetëm vajin e lotët e grave, britmat e fëmijëve e shpërngulje të popullatës deri sa i largoi afro 1.000.000 banorë nga Kosova për në Shqipëri e në Maqedoni.

Pra NATO-ja ndërhyri në Kosovë për shkaqe humanitare, për parandalimin e një katastrofe humanitare.

-Ku ishit ju?

Sigurisht se edhe ky shkrim imi do ti nxjerrë nga zgurat e lisave ku janë futur që nga Marsi i vitit 1998, kur në Prekazin legjendar të Ahmet Delisë, Tahir Mehës e të Familjes së mixhës Shaban, djemve, Hamzës e Ademit, do ti zgjon nga gjumi ” OVL, shoqata  e parti të dala nga -UÇK-ja duke i quajtur edhe këto si ”Sulmet e pandalshme kundër UÇK-së dhe ikonave të saj janë të pritshme nga armiqtë e lirisë tonë, por të të vijnë sulmet me direktivat e armikut shekullor Serbisë nga pjesëtarët e etnikumit tënd, është kriminale dhe e pafalshme. Madje, këto sulme duken të sinkronizuara me armiqtë shekullor të popullit shqiptar dhe në një kohë tepër delikate për historinë e luftës tonë çlirimtare”. Kështu do të shkruante Vajdin Berisha (?), nga Drenofci i Zatriqit, kryetar i OVL-UÇK dega në Rahovec, kundër meje.

Hashim (Thaçi) e Hysni (Gucati), UÇK-ja nuk ishte as në tokë e as në qiell, e ju ku ishit?

Sinan Kastrati, Suedi

Malmö, 24 Mars 2019