Udhëheqësi boshnjak, Bakir Izetbegoviq, shprehe dëshirën ta vizitoi Kosovën

28.04.2018 10:03:12

Po të më ftoj shteti i Kosovës unë me kënaqësi do ta vizitoja vendin tuaj, ka thënë Bakir Izetbegoviq, udhëheqësi boshnjak i presidencës trepalëshe të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Ai ka deklaruar se ka dëshirë të madhe që ta thërrasin për vizitë në Prishtinë dhe këtë vizitë nuk do hezitonte ta realizonte nëse i vjen ftesa.

Përveç kësaj, ai ka shtuar se është e çuditshme se si Kosova dhe Serbia po flasin me njëra tjetrën, ndërsa Kosova e Bosnja nuk po munden të arrin së paku në nivel të njëjtë të kontaktit.

Izetbegoviq ka pohuar gjithashtu se është për shkak të Republikës Serbe në Bosnje që shteti i tij s’po mundet ta pranojë pavarësinë e Kosovës.

Megjithatë, ka shtuar se do të shohë se cilat janë mundësitë që së paku në nivel të shkëmbimit ekonomik të ketë lehtësime.

Bakir Izetbegoviq dhe liderët e tjerë të rajonit po marrin pjesë në Samitin e Brdo – Brioneit, që këtë herë po mbahet në Shkup të Maqedonisë.