Udhëheqësit e Qipros së ndarë, u takuan në Zvicër

21.11.2016 20:13:31

Delegacionet e dy territoreve të Qipros, sot janë takuar në Zvicër, për të biseduar rreth gjetjes së zgjidhjes për integrimin e territorit.

Mediat njoftojnë se udhëheqësit e territorit grek dhe ata të territorit turk, nuk kanë mundur të gjejnë ndonjë zgjidhje për bashkimin e ishullit të ndarë.

Ishulli qipriot vazhdon të jetë i ndarë mes Greqisë dhe Turqisë që nga vitet e ‘70-ta, kur këto dy vende zhvilluan luftime për marrjen e kontrollit në ishull. Të dy shtetet ende kanë në fuqi ligjin e luftës, ndërsa vazhdojnë ta shohin njëra-tjetrën si rrezik të mundshëm për sigurinë kombëtare.

Derisa territori që njihet si Qipro greke ka marrë mbështetje dhe njohje ndërkombëtare, territori që njihet si Republika Turke e Qipros së Veriut, nuk nga ka marrë njohje ndërkombëtare.