Udhëheqësit serbë, një seri takimesh emergjente pas “negociatave të dështuara” me Kosovën

02.02.2017 13:33:18

Kryeministri serb Aleksandar Vuçiq me serbët nga Kosova, e presidenti Tomislav Niloic urgjentisht me ambasadorët e Shteteve të Bashkuara, Kinës, Rusisë, kanë qenë takimet e menjëhershme të përfaqësuesve të pas takimit të ri të dialogut me Kosovën, shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi.

Deutsche Welle njoftoi se bisedimet në mes të Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel të mërkurën në mbrëmje “kanë dështuar” dhe Tanjug njoftoi gjithashtu se kryeministri Aleksandar Vuçiq do të ketë një takim urgjent në Rashkë me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova.

Sipas medieve serbe, “pala serbe frikësohet se Prishtina nuk është duke hequr dorë nga ideja e sulmeve mbi serbët në veri të Kosovës”.

Negociatat e fundit në Bruksel janë mbajtur në nivelin më të lartë, ku ishin të pranishëm kryeministrat dhe presidentët e dy vendeve, Kosovës dhe Serbisë.

Megjithatë, pas bisedimeve me ndërmjetësimin e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini, nuk kishte asnjë deklaratë pas takimit.

Dhe Deutsche Welle njoftoi se “atmosfera ishte shumë e keqe” dhe se nga takimi nuk kishte asnjë rezultat.