Udhëtimi më i gjatë me avion, ja sa orë udhëtohet nga Nju Jork në Sidnej

20.10.2019 12:21:50

Ishte një lloj eksperimenti për të testuar efektet e udhëtimeve në distanca të gjata dhe lodhjen që përjetojnë si pasagjerët, ashtu edhe ekuipazhi. Kompania australiane “Qantas” ka përfunduar udhëtimin më të gjatë me avion në botë, fluturimin e parë komercial pa ndalesa nga Nju Jorku në Sidnej për 19 orë e 16 minuta.

49 persona ishin në bord, për të ulur peshën në minimum dhe për të siguruar autonominë e nevojshme. Testet përfshinin monitorimin e valëve cerebrale të pilotit dhe nivelin e melatoninës tek pasagjerët.

“Në përgjithësi, ne jemi vërtet të lumtur me mënyrën se si shkoi fluturimi dhe është mirë të kesh disa të dhëna që na duhen për të ndihmuar në vlerësimin e fillimit të një shërbimi të rregullt për këtë rrugë”, tha Kapiteni Sean Golding, i cili drejtoi katër pilotët