Udinese bën të papriturën, shtyn festën e Juventusit pasi i mund 2-1

23.07.2020 23:18:38

Udinese ka marrë një fitore të madhe kundër Juventusit me rezultatin 2-1 në shtëpi. Fitore që vjen pas një dekade dhe i siguron qëndrimin në Serie A ekipit vendas. Takimi nisi mirë për Juven që me një fitore siguronte titullin kampion

De Ligt shënoi një gol mjaft të bukur në minutën e 44′. Mbrojtësi goditi nga distanca një gjuajtje të fortë dhe mposhti portierin kundërshtar për 0-1. “Zonja e vjetër” e mbylli pjesën e parë në avantazh, por kthesa e madhe nis në pjesën e dytë.

Udinese e nis menjëherë në sulm dhe barazon me Nesterovskin në minutën e 52′.Ai mori një krosim mjaft të bukur dhe me një planzhon shënoi për 1-1. Kur mendohej se gjithçka do të mbyllej në barazim ishin vendasit me anë të Fofana që shënojnë golin e 2-1. Sulmuesi i vendasve mori mbarë mbrojtjen e Juventusit dhe dribloi De Ligt për të çuar topin në rrjetë për 2-1.