UEFA: Fillon Asambleja e Përgjithshme, Shqipëria afër historisë

05.04.2017 09:17:40

Ka filluar kongresi i 41-t në Asamblenë e Përgjithshme të UEFA-s.

Pas katër viteve UEFA ka mbledhur të gjithë për ta zgjedhur anëtarin e ri të bordit të cilët do të shërbejnë në 55 federatat kombëtare.

Vlen të përmendet se protagonisti kryesor i këtij takimi është Armand Duka i cili është në garë për t’u bërë anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.

Të pranishëm janë edhe dy krerët e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri dhe Eroll Salihu./IndeksOnline/