UEFA mund të kërkojë 336 milionë dollarë si kompensim për shtyrjen e EURO 2020

17.03.2020 14:56:20
UEFA mund të kërkojë 336 milionë dollarë si kompensim për të shtyrë turneun EURO 2020 deri në qershor 2021 për shkak të shpërthimit të koronavirusit.

Shuma që UEFA do të kërkojë nga vendet anëtare vlerësohet se do mbulojë shpenzimet e pushimit të turneut europian për 12 muaj.

Vendimi pritet të merret zyrtarisht në takimin e ditës së sotme mes UEFA-s e 55 vendeve anëtare.

Turneu ishte planifikuar të zhvillohej nga 12 qershori deri më 12 korrik të këtij viti, me edicionin e këtij viti që kishte një format unik i cili përfshin ndeshje në 12 qytete europiane.

Përhapja e koronavirusit, që ka përfshirë në të gjithë botën, detyroi pezullimin e të gjitha kampionateve kryesore, duke përfshirë ndeshjet e Ligës së Kampionëve dhe ato të Ligës së Europës.