UEFA zgjedh top-formacionin premtues të vitit 2016

24.12.2016 16:45:23

Faqja e internetit e qeverisë europiane të futbollit publikoi të shtunën këtë top-formacion, i përbërë nga lojtarët që konsiderohen “shpërthime të mëdha dhe surpriza” të vitit, që është gati për të ikur. Ju mund të konstatoni se shtatë ekipe janë të përfaqësuara në këtë 11-she. Megjithatë, asnjë lojtar i Real Madridit nuk duket.

Debutues po, sipas UEFA-s, është trajneri Zinedine Zidane. Ai i ka befasuar të gjithë, sepse majin e kaluar fitoi Chamipions, ndërsa në më pak se një vit bëri të vetin edhe Botërorin për Klubet.

E të mendosh se në çfarë situate të vështirë e mori drejtimin e “Los Blancos”!Më poshtë, ja emrat e 11 lojtarëve, që UEFA i ka përzgjedhur sipas roleve në top-formacionin e vitit 2016: Portier: Alphonse Aréola (PSG) Mbrojtës: Sergi Roberto (Barcelona), Samuel Umtiti (Barcelona), Victor Lindelöf (Benfica) Mesfushorë: Thomas Lemar (Mónaco), Joshua Kimmich (Bayern Múnich), Renato Sanches (Bayern Múnich), Raphaël Guerriero (Borussia Dortmund). Sulmues: Christian Pulišić (Borussia Dortmund), André Silva (Oporto), Ousmane Dembélé (Borussia Dortmund). Trajner: Zinédine Zidane (Real Madrid). /fokusi.org/