Uji i tepërt, rrezikon shëndetin

25.12.2016 15:46:10

Mjekja Margret MecCartney, e cila ka bërë një hulumtim të ri, veç tjerash, ka theksuar që futja e sasisë së madhe të ujit në organizëm jo vetëm që nuk i kontribuon humbjes së kilogramëve, eliminimit të problemeve me veshkat apo përmirësimit të përqendrimit, por mund të ketë efekte të kundërta, siç janë dëmtimi i veshkave, çrregullimi i përqendrimit, por nuk ka edhe asnjë ndikim në eliminimin e urisë.

Apelet e përditshme të mjekëve shumica i kanë kuptuar gabimisht, andaj me ujë dhe lëngje pinë jashtë çdo mase. Çështja është që edhe me lëngjet nuk bën të teprohet, transmeton Telegrafi.

Rregulla është e thjeshtë, madje edhe kur është zhegu më i madh – ujë pini vetëm kur keni etje!

Kur e konsumojmë në mënyrë të duhur, uji trupit tonë i mundëson këmbim më të mirë të materieve, përmirëson tretjen, eliminon toksina, ndihmon mbajtjen në mend dhe u siguron punë të shëndetshme të muskujve.

Problemi lind kur me pirjen tej mase të ujit gjatë ditës së mundimshme të verës pikërisht ulim pjesëmarrjen e kripës në trupin tonë, gjë që mund t shkaktojë hiponaterminë e njohur si çrregullim të elektroliteve.

Fatmirësisht, plani i thjeshtë për shmangien e gjendjes e cila, në rastin më të keq, mund të shkaktojë vjellje, shtangie të muskujve dhe nevojën për infuzion, është thjesht të përcillen kërkesat e organizmit tonë, thonë mjekët.

Sipas gazetës amerikane “Clinical Journal of Sport Medicine”, derisa të ndieni ndjenjën e etjes, uji fare nuk do të duhej të pihej. Edhe pse gjatë verës rekomandohet shtim i konsumimit të ujit, pirja e tepërt preventive e ujit organizmit mund t’i shkaktojë probleme.

Pra, kurdo që keni etje, freskohuni me ndonjë gllënjkë ujë të freskët, por assesi mos e teproni!