Ukraina në zgjedhje të parakohshme, komediani Volodimir Zelensky shpërndan parlamentin

20.05.2019 12:36:55

UKRAINË- Komediani Volodimir Zelensky njoftoi zgjedhje të parakohshme parlamentare gjatë betimit të tij si president i ri i Ukrainës.

Zgjedhjet pritej të bëheshin në tetor 2019. Por në ceremoninë në Kiev Zelensky tha: “Unë vendos për shpërndarjen e Rada Verkhovna (parlamentit ukrainas)”.

Ai tha se përfundimi i konfliktit me rebelët e mbështetur nga Rusia në Lindje do të ishte përparësia e tij kryesore.

Si një fillestar në politikë, ai bëri një fushatë të fuqishme kundër korrupsionit zyrtar.

“Njerëzit duhet të vijnë në pushtet që t’i shërbejnë popullit”, tha ai të hënën.

Ish ylli televiziv – i cili ka qenë president në rolin e tij në një komedi mori një fitore të thellë në zgjedhjet presidenciale të muajit të shkuar.

“Ne duhet të bëhemi islandezë në futboll, izraelitë në mbrojtjen e tokës tonë, japonezë në teknologji,” tha ai.

Duke nënkuptuar Rusinë, por pa e përmendur atë, ai tha se ukrainasit duhet gjithashtu

“Të bëhen zviceranë në aftësinë e tyre për të jetuar me lumturi me njëri-tjetrin, pavarësisht dallimeve”.

“Detyra jonë e parë është arritja e një armëpushimi në Donbas,” tha ai, duke iu referuar rajonit lindor të kontrolluar nga rebelët e mbështetur nga Rusia.