Ukrainë, në dy muajt e fundit 73 persona e humbën jetën

03.08.2016 17:59:48

Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Zejd Raad el Husejin tha se në dy muajt e fundit në lindje të Ukrainës 73 persona e kanë humbur jetën ose janë plagosur për shkak të kurtheve me bomba dhe mina.

Husejin në një deklaratë me shkrim theksoi se janë shënuar rritje dramatike të vdekjeve dhe plagosjeve të civilëve gjatë dy muajve të fundit në lindje të Ukrainës duke paralajmëruar se humbjet e civilëve në vitin e fundit kanë arritur në nivelin më të lartë.