Ulen harxhimet në ndërtimtari në Maqedoni për 2.7%

05.09.2016 17:47:59

Harxhimet në ndërtimtari për objekte të reja për amvisëri individuale në tremujorin e dytë, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, janë më të ulëta për 2.7%.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika (ESHS), tremujori i dytë, krahasuar me tremujorin e parë, harxhimet në ndërtimtari në objekte të reja për amvisëri individuale janë rritur për 2%, kurse harxhimet për material janë rritur për 1.3%.

Edhe harxhimet për të punësuarit janë rritur për 3.5%