Ulet numri i nxënësve në shkollat e mesme të Strugës (Video)

23.09.2016 21:38:25

Numri i nxënësve shqiptarë në komunën e Strugës zvogëlohet çdo vit. Këtë vit janë regjistruar 80 nxënës më pak në dy shkollat e mesme të këtij qyteti.

Sipas drejtorit të shkollës së mesme ”Ibraim Temo”, njëra nga arsyet e uljes së numrit të nxënësve është largimi në ndonjë vend të Evropës perëndimore.

Në katër vitet e fundit janë regjistruar rreth 200 nxënës më pak. Nëse vazhdohet kështu, atëherë do të ketë edhe largime nga puna, pasi që shkollat paguajnë për kokë nxënësi.

Edhe në shkollën tjetër të mesme ”Niko Nestor” situata është e ngjashme. Drejtori i shkollës, Nikolla Zaturoski thotë për Alsat-M se rreth 30 nxënës janë regjistruar më pak në paralelet shqiptare, kurse rreth 20 nxënës janë regjistruar më pak në paralelet maqedonase, ndërkaq deklaron se kjo prirje e uljes së numrit të nxënësve pritet që të vazhdojë edhe më tutje./Telegrafi/