Ulqinakët po ankohen sivjet

31.07.2016 16:50:22

Sipas të dhënave të Organizatës turistike, ditët e fundit të korrikut në rivierën e Ulqinit pushojnë rreth pesë për qind mysafirë më shumë se vitin e kaluar.

Por, siç shkruan ul-info.com, nëse do t’i përmbledhim rezultatet e deritashme të korrikut dhe gushtit atëherë lehtë do të arrihej përfundimi se mysafirë ka po aq sa edhe vjet.

Mirëpo, më e rëndësishme është se në gjysmën e sezonit turistik mund të vlerësohet që mysafirët në Ulqin kanë fuqi shpenzuese më të ulët. Hotelierët e Ulqinit thonë që shpenzimi është për 20 për qind më i vogël.

E vetmja shpresë që fitimi do të jetë të paktën në nivelin e vjetshëm është nëse sezoni zgjatet edhe në gjysmën e parë të shtatorit.

E kjo më së shumti varet nga moti.