Ulrike Lunacek : Mos votohen njerëzit të cilët nuk i garantojnë qytetarëv të Kosovës dy kushtet për liberalizimin e vizave

05.06.2017 10:26:52

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian Ulrike Lunacek ka përcjellur një mesazh gjatë ditëve kur edhe po zhvillohet fushata zgjedhore.

Lunacek ka bërë thirrje që të mos votohen njerëzit të cilët nuk i garantojnë qytetarët e Kosovës se do t’i plotësojnë dy kushtet për liberalizimin e vizave: Demarkacionin dhe luftimin e krimit të organizuar.

Ndër të tjerash në konferencën e nesërme do të flasin, raportuesja për Kosovën, në PE, Ulrike Lunacek, i pari i PDK-së Kadri Veseli, ministri në largim Arsim Bajrami si dhe ministrja në largim, Mimoza Ahmetaj dhe përfaqësues të tjerë të vendit.

Në këtë konferencë gjithashtu o të bëhet votimi për dy draft rezolutat për: Luftimin e krimit të organizuar dhe terrorizmit dhe liberalizimin e vizave për Kosovën.