Ulrike Lunaçek, kunder Rezolutës për nderprerjen e dialogut

Ulrike Lunaçek, kunder Rezolutës për nderprerjen e dialogut

10.03.2017 11:14:16

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Ulrike Lunaçek, duke folur rreth rezolutës së djeshme të Kuvendit, përmes së cilës kërkohet pezullimi i dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, vlerëson se të dyja palët duhet që t’u kthehen bisedimeve dhe të vazhdojnë procesin e dialogut.

“Beogradi dhe Prishtina duhet që t’u kthehen bisedimeve dhe procesi i dialogut duhet të vazhdojë. Serbia duhet të tërhiqet nga qasja e vjetër e saj (2004)”, shkruan Lunaçek duke iu referuar fletarresteve serbe të lëshuar nga Qeveria Serbe në vitin 2004, transmeton Express.

Kujtojmë se të enjten Kuvendi i Kosovës miratoi një rezolutë përmes së cilës kërkohet pezullimi i dialogut deri në lirimin e Haradinjat nga gjykata franceze.

Haradinaj u arrestua më 4 janar, ndërsa vendimi për të do të merret më 6 prill.