Ulrike Lunaçek: Të mbijetuarat e dhunës seksuale të mos heshtin

Ulrike Lunaçek: Të mbijetuarat e dhunës seksuale të mos heshtin

31.10.2017 12:16:09

 

Ajo gjatë konferencës “Qasja në drejtësi dhe reparacione për të mbijetuarat e dhunës seksuale të ndërlidhur me konfliktin” që po mbahet në Prishtinë, theksoi se është mirë që kjo temë tashmë as në Kosovë nuk është më tabu.

Lunacek bëri thirrje që të mbijetuarat e dhunës seksuale të mos heshtin por ta ngrisin zërin e t`i kërkojnë të drejtat e tyre që të jenë të barabarta në shoqëri.

Lunaçek deklaroi poashtu se i gëzohet faktit qe edhe në Kosovë ka gra të fuqishme që nuk heshtin por kërkojnë të drejtat e tyre.