Ultimatumi i serbëve për Asociacionin

28.03.2018 16:25:47

Dhjetë kryetarët e komunave me shumicë serbe të Kosovës, bashkë me Listën Serbe, i kanë dhënë ultimatum prej tri javësh Prishtinës zyrtare që të nisë me procedurat e Themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Sipas deklaratës përfundimtare në tubimin e mbajtur në Mitrovicë serbët do ta bëjnë këtë vetvetiu.

Në këtë tubim që është mbajtur në të njëjtin vend ku u arrestua Marko Gjuriq, kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka thirrur shqiptarët që të punojnë për paqen në Kosovë duke thënë se Asociacioni do t’u shërbejë edhe atyre.

Kurse zëvendësi i Marko Gjuriq, Petar Petkoviq, ka përdorur fjalë të për Njësitet Speciale të Kosovës, në përbërje edhe me disa serbë, duke iu referuar si ‘ninxha-breshka’ dhe hordhi.

Këto janë kërkesat:

  1. Nëse Prishtina nuk është e gatshme që për 3 javë të punojë në Asociacion, atëherë komunat vetë do të fillojnë krijimin e saj siç është paraparë me marrëveshje në Bruksel. Është e qartë se në këtë të punohet qartë pa pasur parasysh vendimet e gjykatës. Andaj nëse sillet Prishtina kështu, do ta konsiderojmë sikurse jo gatishmëri për formimin e Asociacionit.
  1. Terrorin e së hënës kërkojmë që të dënohet e përgjegjësit, ministri i Brendshëm Flamur Sefaj, dhe drejtori i Policisë, Shpend Maxhuni, të japin dorëheqje.
  1. Thirrje KFOR-it e EULEX-it të punojnë në sigurinë e serbëve sepse e kanë për obligim me mandat. Për çdo prishje të paqes do të konsiderohen përgjegjës.