Unë ku të prehem”? Kur Ali Podrimja i shkruante Dritero Agollit

06.08.2018 02:23:27

“E, unë ku të prehem?” – një shpirt i shqetësuar poeti atdhedashës , sa herë duhet ta ketë përsëritur këtë pyetje .

E kur Kombi është në duart e bajraktarëve , pyetja është e thekshme, e dhimbshme. Me kë mund të ndante këtë shqetësim i madhi Ali Podrimja, përveçse me të ngjashmin dhe “vëllain” e tij poet dhe atdhetar, Dritëroin .

—- I dashur Dritëro , Ç’të bëj? Në veri ma grabisin Kosovën sërbët , në jug maqedonët, në Perêndim malazezët…Vendlindja e Azem Shkrelit nuk është më nën jurisprudencën e Kosovës, po të Malit të Zi , ndërsa varri i Fahredin Gungës gjendet nën jurisprudencën e Serbisë …

E, unë ku të prehem? Shqipëria, mund të më ofrojë azil? Kam rënë në hall me bajraktarët e kombit. Nuk di ç’të bëj?…

Të qafon yt vëlla, Ali Podrimja

26 shkurt 2003 , Ulpianë