“Unë nuk po vdes, lekët do t’i…”/ Luftë për pasurinë e Maradonës

05.11.2019 11:33:54

Luftë në familjen e Diego Armando Maradonës. El Pibe de Oro iu kundërpërgjigj vajzës së tij Gianinna Maradona, duke i thënë se ai është “shumë i shëndetshëm” dhe se do ta dhuronte të gjithë pasurinë e tij kur të ndahej nga kjo jetë.

Gianinna Maradona, përmes llogarisë së saj në Instagram, kishte shkruar se babanë e saj “po e vrisnin nga brenda, pa e kuptuar”.

“A e mbani mend që ka pasur një kopsht zoologjik në të cilin mund të bënit fotografi me një luan gjigant? E ushqenin mirë bishën dhe e përdornin pa ia prekur krenarinë. Ka një ngjashmëri të frikshme me realitetin. Lutuni për të”, shkruante Giannina.

Kampioni i botës me Argjentinën në Meksikë 1986, aktualisht trajner i Gimnasia La Platas iu përgjigj vajzës së tij, të hënën, përmes një videoje që ai postoi në llogarinë e tij në Instagram.

“Unë nuk po vdes. Fle në paqe, sepse jam duke punuar. Më dhemb shumë humbja me Estudiantes. Nuk e di se çfarë ka dashur të thoshte apo nënkuptonte Gianinna. E di që tani, ndërsa po plakesh, kujdeseni më shumë për ato që lini pas sesa për ato që jeni duke bërë. Dua t’u them të gjithëve se do ta dhuroj pasurinë. Gjithçka kam fituar në jetën time do ta fal. Por jo tani, sepse jam shumë i shëndetshëm.”

Maradona është në gjyq me Claudia Villafañe, ish-gruan dhe nënën e dy vajzave të tij, Dalma dhe Gianinna, sepse ai e kishte mashtruar. Edhe Claudio iu bashkua “luftës” përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram.

“Nëse keni kurajë për të ngarkuar një video në Instagramin tuaj duke folur për vajzën tonë, shpresoj që të keni kurajë edhe nesër për t’u paraqitur në gjykatë, sepse deri më tani nuk e keni bërë kurrë”, shkruante ish-bashkëshortja e Maradonës.