Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren sot mban provimin pranues për e studentë të rinj

19.07.2018 10:57:41

Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren sot po mbahet provimi pranues për regjistrimin e studentëve të rinj në vitin akademik 2018/2019

Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të enjten është mbajtur dita e parë e provimit pranues për regjistrimin e studentëve të rinj në vitin akademik 2018/2019, në afatin e parë. Procesi është zhvilluar pa probleme nëpër të gjitha njësitë akademike, në përkujdesjen e komisioneve përkatëse. Prorektori i UPZ-së, Prof. Dr. Kadri Kryeziu i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm, z. Burim Berisha dhe bashkëpunëtor të tjerë kanë vizituar secilën njësi akademike për tu siguruar se gjithçka po shkon në bazë të rregullave përkatëse dhe në bazë të meritës. Prorektori u uroi kandidatëve suksese në provimin pranues dhe i njoftoi kandidatët se do të ketë edhe një afat të dytë për të gjithë ata që nuk do të arrijnë pikët e nevojshme për regjistrim në afatin e parë.
Interesimi për të studiuar në UPZ është i kënaqshëm përderisa konkurrenca më e madhe është në Fakultetin e Edukimit dhe të Filologjisë.

Fotografia e Universiteti "Ukshin Hoti" Prizren
Fotografia e Universiteti "Ukshin Hoti" Prizren
Fotografia e Universiteti "Ukshin Hoti" Prizren