UNMIK do vazhdojë të qëndrojë në Kosovë, tha Guterres

03.06.2017 12:44:00

Është shumë e rëndësishme që misioni i Kombeve të Bashkuara të mbetet në Kosovë dhe ky është pozicion i qartë ka thënë, Antonio Guterres, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, në një takim me Ivica Daçiq, ushtrues detyre i kryeministrit të Serbisë, në Shën Petersburg të Rusisë.

Në një takim në margjinat e Forumit Ekonomik Ndërkombëtar në Shën Petersburg, Daçiq theksoi se për Serbinë është shumë e rëndësishme të qëndrojë UNMIK-u në Kosovë brenda kornizës së Rezolutës 1244.

Guterres shtoi se UNIMK do të vazhdojë të qëndrojë për arsye se problemet ende nuk janë zgjidhur.

 

Image