URAGANI I FITORES- FUQIA KUANTIKE E FJALËS!

13.09.2019 23:12:07

Nga: Ahmet asani

(“…fjala uragan nuk asocion ne përmiresim e ndërtim por në zhdukje e shkatërrim…”)
Fjalimet e sloganet e atyre që kerkojnë votën e popullit dhe duan te arrijnë rezultate maksimale, duhet të jenë të ndërtuara me fjalë pozitive e jo me fjalë negative! Fjala më negative e mundshme është fjala “problem”! Pavarësisht se ne çfar konteksti perdoret, fjala “problem” zgjon vetëm asociacione negative ! Në vend të fjalës “problem” duhet të përdoret formulimi “çështje që kërkon zgjidhje”!Pra nuk duhet te thuhet “kemi një problem”, por “kemi nje çështje qe kërkon zgjidhje”!

Nuk nisen fjalitë me fjalën “keq” e as me “JO,JO “, por me fjatet “mirë” e “PO, PO, PO”! Per dike që angazhohet ta përmirësoj jetën e njerëzve, nuk mund të themi “po vjen si uragan” sepse fjala uragan nuk asocion ne përmiresim e ndërtim por në zhdukje e shkatërrim! Fjalet: “problem”, “keq” “Jo, jo ” “uragan”, “kriminalitet”, “nepotizëm”, “haraç”, “vrasje”, “burgosje”, “katastrofë, e tjera të ngjashme si këto, gjatë përdorimit zgjojnë vetëm mendime dhe asociacione negative në nderdijen e njerëzve! E kur dihet se ndërdija është ajo e cila te njerëzit ndikon 95% gjatë marrjes së vendimeve e veprimeve , atëherë e qartë është se me fjalë negative rreth vetes afroni vetem njerëz me mendime e energji negative! Me fjale, fjali e slogane pozitive mund te arrihet bashkimi i valeve te njejta dhe te krijohen rezonanca konstruktive qe bashkojne e fuqizojne energjine e mases rrerh nje vizioni!

Nga fizika kuantike dihet se e njejta komunikon me te njejten! Vakumi komunikon me vakumin, negativja me negativen, pozitivja me pozitiven. Nëse dëshironi njerëzve t’ua bëni me dije se do ta luftoni terrin, atëhere atyre duhet folur për driten e jo per terrin. Nëse dëshironi njerëzit ti bindni që ata të ndertojnë nje anije, ateherë atyre duhet folur per bukuritë e detit e jo si ndertohet anija! Nëse dëshironi njerëzit ti largoni nga mentaliteti i lindjes, atëhere atyre duhet folur per mireqebien ekonomike e sistemet sociale perëndimore, e jo për papunësinë e përgjumjen e lindjes!