Uran Ismaili i reagon Lutfi Hazirit: Sa kryetarë i ka LDK-ja?!

16.05.2018 13:36:17

Ministri i Shëndetësisë,Uran Ismaili, i ka reaguar nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Hazirit, i cili më herët tha se LDK-ja ua di adresat  dhe të bëmat PDK-së, dhe se së shpejti kjo parti sipas tij do të dalë në opozitë.

Ismaili përmes Facebookut shkruan se nuk dihen as numrat e kryetarëve të LDK-së, dhe meqë ata nuk i dijnë këta numra si këshillië e tij do të ishte numri 2021, vit ky ku do të mbahen zgjedhjet.

Ky është reagimi i plotë i Ismailit në Facebook:

Në vend të reagimit për Lutën e LDK-së

Lutë, adresën e LDK-së e paskeni pa numër. Nuk po e dimë as numrin e kryetarëve të partisë suaj, madje. Meqë s’po i dini numrat, po ta jap unë një numër – 2021. Kjo është koha kur do të mbahen zgjedhjet. Deri atëherë, besoj se do t’i dini numrat tuaj.