Uran Ismaili prezanton tri artiste në PDK

09.03.2019 16:39:33

Dega e PDK’së në Prishtinë ka prezantuar tri artiste – të famshme kosovare – si pjesë të Partisë së Kadri Veselit.

Nënkryetari Uran Ismaili e ka prezantuar arkitekten Eliza Hoxha, piktoren Zake Prelvukaj e regjisoren Burbuqe Berisha.
Partia Demokratike ka festuar festen e 8 Marsit me gratë anëtare të kësaj partie në degën e Prishtinës.
Aty shihen edhe arkitektja Eliza Hoxha, piktorja Zake Prelvukaj dhe regjisorja Burbuqe Berisha.
“Ishte kënaqësi që 8 Marsin të festoj edhe me Gratë e Partisë Demokratike të Kosovës të degës së Prishtinës”, ka shkruar nënkryetari i PDK’së, Uran Ismaili.
Ai ka shtuar se është jashtëzakonisht krenar me fuqinë dhe aktivizmin e tyre ndër vite, që vazhdojnë duke luftuar status-quonë dhe pabarazitë në shoqëri, duke i dhënë kështu më shumë kuptim lirisë dhe shtetit tonë.