Urdhrat e Myler gjatë goleadës ndaj Barcelonës: Vazhdoni, mos u ndalni

15.08.2020 15:20:00

Thomas Myler ishte autori i  dy golave në goleadën turpëruese të Bayern Munich ndaj Barcelonës 8-2 në çerekfinalet e Champions League.

“Tani që e mendoj ndeshjet zyrtare përballë Messi-t nuk më kanë shkuar dhe aq keq,” tha Mylerr në një intervistë pas ndeshjes.

Kujtojmë që 7 vite më parë kur ekipi bavarez drejtohej nga Jup Heynckes, Bayern fitoi me rezultat total 7-0 në dy ndeshjet përballë Barcelonës së Tito Vilanovas.

Megjithatë ajo që bëri përshtypje në ndeshjen e djeshme ishte fakti që Bayern nuk ndalej pavarësisht rezultatit të thellë.

Dhe në stadium dëgjoheshin “urdhërat” e pikërisht Mylerit i cili thoshte: “Vazhdoni, mos ndaloni”.

Që do të thotë se me britmat e tij pas golit të 5 i kërkonte bashkëlojtarëve të tij të vazhdonin të sulmonin katalanasit.