” Urim shpirti per Ty Muza ime…!!!”

07.02.2021 12:22:18
Nga Pirro Minella
… Sa here jam ndodhur ne gjendje shpirterore te vrare, te zymte, te dermuar vjen ti Muza ime e embel dhe me peshperit ne vesh:
“Jam ketu erdha une, eja”..
Nuk e di si pastaj futem ne shpirtin tend marr nga ty motivin, embelsine e rrjeshtit dhe pa marre fryme thurr ashtu i perhumbur, skicen tende, jeten tende, gezimet e tua, hidherimet e tua.
Frymemaren tende e ndjej ne gjoksin tim, gdhendur aty me dalten e jetes, kjo me ben te te ndjek tere jeten Muza ime.
Syte e tu me ndricojne rruget e bukura te krijimit ata sy ndricojne me shume se neonet e tere qytetit ku ne jetojme.
Ti mban ate peshen e madhe te dashurise, te gershetuara me sinqeritetin tend si te nje femije te pafajshem me ngrohin dhe i japin te tjera impulse zemres time.
Dhe keshtu Muza ime fale teje, udhetoj ne univers i qete se me udheheq Ti, dhe cdo gje rreth meje me duket butesi e shnderruar nga shkopi yt magjik i shpirti tend te brishte.
Te gjitha fjalet, qe mund te te them ne vesh nuk mjaftojne dot kurre per te te falenderuar per dhuraten me te bukur te jetes sime ,te cilen Ti me dhurove me aq dliresi.
Vetem kur mbaroj shikoj, qe te dy jemi tjetersuar. Une nuk jam une por edhe ti nuk je me ti.
Dhe sot te jap nje urim, urim shpirti Muza ime, per ty qe me zgjon frymezimin:
Eshte Muza ime qe me lag buzen e zhuritur, nga thatesira e jetes.
Eshte Muza ime, qe me ben dhuraten me te cmuar, me aq dliresi
Eshte Muza ime gjithmone e pranishme dhe aktive midis rrjeshtave te mia, kurdohere ne cdo rrethane ne cdo stine.
Dhe une te jap Urimin tim Muza ime:
…Urimi im nuk eshte vetem urim sinqeriteti, por me beso urimi im buron thelle, shume thelle aty ku ka folene shpirti im
“Te jesh e lumtur Muza ime dhe vetem buzeqeshje te me dhurosh pa fund…”!!!
May be an image of 1 person and standing