URIME DITA E MESUESIT GJITHË SHQIPTARËVE E NE VEÇANTI BUJANOCIT, PRESHEVES E MEDVEGJES !

07.03.2017 12:41:46

Nga: Ahmet Asani

Sot më 7 Mars 2017 ne kete dite te shenuar komuna e Bujanocit bashke me Presheven e Medvegjen presin për vizitë Presidentin e Shqiperise z. Bujar Nishani. Padyshim se eshte dite historike dhe duhet te jene prezent njerezit qe kane bere histori, njerez qe tere jeten e tyre kane punuar ne mbrojte te flamurit gjuhes e shkolles shqipe!

Me kete rast nga largësia, nepermjet ketij shkrimi nga Diaspora, ne emer te gjithe familjes Asani, ne emer te pushkes se pare per liri-komandantit Shefket Asani, urojmë 7 marsin diten e mesuesit, kurse Presidentit te Shqiperise z.Bujar Nishani i urojme miresadhje ne vendlindjen e UÇPMB-es dhe i dëshirojmë shume shendet e suksese!
Mjerisht, ne kete event historik per ta pritur e nderuar kryetarin e Shqiperise z. Bujar Nishani, as nga vendi e as nga diaspora nuk janë ftuar te marrin pjese ata te cilet vepruan, u burgosen e torturuan, ata qe luftuan per ta mbrojtur gjuhen e shkollen shqipe! Nuk jane ftuar te urojnë e festojne bashke me Presidentin Nishani ata qe e deshten dhe e mbrojten token, flamurin gjuhen dhe shkollen shqipe, ata qe tere jeten punuan ne hapjen e shkollave shqipe ne atdhe e diaspore, por janë ftuar e marrin pjese edhe ‘podanikë’ qe per mision kanë, zevendesimin e mesimedhenesve te Lugines dhe atyre te shkollave shqipe ne diaspore me klerikë !? Mjerisht politika serbe ka arritur qe ne komunat shqiptare Presheve e Bujanoc dhe ne diasporë, te angazhoje ‘podanikët’ e vet, njerez keta qe para çeshtjes kombetare vendosin ideologjine dhe interesin e tyre personal!
Kjo qe po ndodh eshte e turpshme, padrejtesite vazhdojne te rrjedhin nga ata qe gjate luftes penguan, kurse pas lufte po falsifikojne historine, duke ndryshuar datat, ngjarjet dhe duke deshte qe edhe te gjallet ti fshijnë e varrosin!
Ne fund duke pas besim per nje te ardhme më te mire, edhe njehere percjellim urimet tona per diten e mesuesit 7 Marsin, URIME!