Urime Ditëlindja Dielli Jone 1909-2019

07.04.2019 10:38:09

Happy Birthday The Sun (Dielli) 1909-2019

Nga Sylejman Morina

Nju Jork 06 prille 2019, Organi i Federatës Pan-Shqiptare Vatra, Dielli dje kremtoi ditelindjen me festime të organizuara me rastin e 110-vjetorit të themelimit të tij. Historia e Vatrës dhe organit të saj Dielli, është aq e gjatë dhe e larmishme sa edhe vet historia e shtetit modern shqiptar. Dielli kishte filluar të botohej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 15 Shkurt, 1909”, duke shënuar, këtë vit, 110-vjetorin e daljes në dritë të “Diellit” të Vatrës, përfaqsueses historike të komunitetit shqiptaro-amerikan, për më shumë se një shekull tani. Duhet shënuar fakti, se gazeta Dielli lindi 3 vjetë para VATRËS dhe se Dielli para se të bëhej Organ i Federatës VATRA, ishte pronë e Shoqërisë Besa-Besën.
Emrat e Fan Nolit, Faik Konicës, Federatës Pan-Shqiptare “Vatra” dhe organit të saj, “Dielli”, identifikohen me periudhën më të lumnueshme të historisë së tyre – një histori kjo që, sipas historianëve – përgjithmonë, do të mbetet si periudha që e bëri Shqipërinë. Kjo histori, në një mënyrë ose një tjetër – varësisht rrethanave dhe nevojave historike të periudhave të ndryshme — është përsëritur dhe vazhdon edhe aktualisht.

Dielli i shqipetareve me i vjetri nder komunitet e Amerikes!
Dielli i kaloi te gjithe
Dielli110 vjecar
Drejtori i Librarise se Kongresit Z Grant Haris morri pjese ne 110 vjetorin e gazetes shqipetaro amerikane Dielli e cila mbushi plot 110 vjet qe publikohet ne Amerike nga Shoqata Vatra
Ne vitin 1920 ne Amerike komunitetet e emigranteve nxirrnin mbi 1000 gazeta nder to ishte dhe gazeta e shqiptareve Dielli
Z Grant u shpreh se nga keto te 1000 gazeta asnjera prej tyre nuk ekziston me per vec gazetes e cila akoma edhe pas 110 vjetesh publikohet nga komuniteti shqipetaro amerikan dhe kjo gazete eshte Dielli
Gazeta e fundit qe pati fatin te mbyllet ishte ajo e komunitetit rus e cila pushoje te publikohet ne vitin 2010
Keshtu gazeta Dielli eshte shtypi me i vjeter i komuniteteve te emigranteve ne Amerike
Shqipetaret len mbrapa komunitete te fuqishme ne kete fushe sic jane Irlandezet , gjermanet, italianet ,ruset serbet po e po ,greket e shume komunitete te tjera

Fotografia e Sylejman Morina