Urojmë që Ramës t’i vijë arsyeja! Dashamir Shehi: Në këtë gjëndje që ndodhemi…

12.05.2019 15:56:41

Aleati i Partisë Demokratike, Dashamir Shehi, i pranishëm në protestën tek Drejtoria e Policisë në Tiranë, komentoi veprimet e Policisë së Shtetit, e cila ka arrestuar deri tani 80 qytetarë dhe 50 të tjerë po hetohen në gjendje të lirë.

Ata u shprehën njëzëri se kryeministri Edi Rama duhet të largohet nga drejtimi i vendit, pasi sipas tyre, ky veprim është kushti i parë për vendosjen e qetësisë.

Kreu i LZHK-së u shpreh Rama duhet të veprojë me arsye përballë gjendjes ku ndodhet vendi.

“Nuk është se do të vazhdoj kështu, por do të jetë në ngritje. Këto njerëz, që nuk dëgjojnë vetëm e trashin zullumin dhe kur ndodh kështu, kjo këputet.

Urojmë që Ramës t’i vijë arsyeja. E duhura do të jetë që të mos hapet asnjë dyqan dhe të mbushet deri tek unaza, por këtë ende nuk e kemi arritur”, u shpreh Dash Shehi.

Në protestën e djeshme të opozitës së bashkuar u arrestuan 80 persona dhe u plagosën 16 efektivë policie. I dhunuar nga policia përfundoi edhe Sahit Dollapi, sekretari organizativ i PD-së, i cili ndodhet në spital ku po mjekohet