Urrejtja serbe nuk ndalet, shikoni çfarë shkruajnë për Granit Xhakën

09.11.2019 13:38:43

Urrejtja e serbëve për futbollistin me origjinë shqiptare, Granit Xhaka, nuk ka të ndalur. Në një artikull të publikuar së fundmi, në lidhje me krisjen që ka ndodhur së fundmi mes Arsenalit dhe Xhakës, gazeta serbe “Informeri” e ka etiketuar mesfushorin si “siptarska kukavica” që përkthehet “shqiptari qyqar”.

Sipas shtypit serb, Xhaka ka frikë të ballafaqohet me tifozët e tij, pas incidentit të ndodhur në sfidën ndaj Kristal Palas.

Gjithë ky mllef mes Xhakës dhe serbëve është krijuar pas festës së mesfushorit me shqiponjë, pas golit të shënuar në kampionatin botëror.